Zelensky: SHBA-të i ofrojnë garanci sigurie Ukrainës nëse ia lëmë të gjithë Donbasin Rusisë

Zelensky: SHBA-të i ofrojnë garanci sigurie Ukrainës nëse ia lëmë të gjithë Donbasin Rusisë

Me kusht që Kievi t’ia dorëzojë të gjithë Donbasin Rusisë, Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë garanci sigurie Ukrainës, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas tij, për shkak të luftës midis SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump po ushtron presion mbi Ukrainën që ta përfundojë luftën me Rusinë sa më shpejt të jetë e mundur, raporton Reuters . “Lindja e Mesme padyshim që ka një ndikim tek Presidenti Trump dhe hapat e tij të mëtejshëm. Presidenti Trump, për fat të keq, sipas mendimit tim, vazhdon të zgjedhë një strategji për të ushtruar më shumë presion mbi palën ukrainase”, tha Zelensky .Udhëheqësi ukrainas ka theksuar vazhdimisht nevojën për garanci të forta sigurie nga partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që Rusia të mos e sulmojë përsëri Ukrainën në të ardhmen, nëse arrihet...