Zelensky: SHBA-ja faktor vendimtar në raundin e ri të bisedimeve me Rusinë
Bota E Hënë, 2 Shkurt 2026 13:47 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se një raund i ri bisedimesh trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të mbahet më 4–5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Takimi vjen në një moment të tensionuar, pas një vale të re sulmesh ajrore ruse që kanë goditur objektiva civile në Ukrainë. Në fjalimin e tij të përnatshëm, Zelensky deklaroi se është arritur një marrëveshje për zhvillimin e bisedimeve “në një nivel të përshtatshëm” të mërkurën dhe të enjten në Emiratet, ashtu si edhe herën e kaluar. Fillimisht kishte paqartësi lidhur me zhvillimin e takimit, i cili ishte planifikuar për 1 shkurt në Abu Dhabi. Më 31 janar, Zelensky kishte bërë të ditur se pala ukrainase ishte...
Burimi:
kohajone.com