Zelensky: SHBA dhe Izraeli nuk shkelën ligjin ndërkombëtar! Putin, aleat i dobët për iranianët
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e cilëson një vendim të mirë sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj objektivave ushtarake të Iranit. Në një intervistë për Corriere della Sera, Zelensky u shpreh se Irani prodhon armë për Rusinë. Sipas presidentit ukrainas, me sulmet ndaj Iranit, nuk u shkel ligji ndërkombëtar. Zelensky shtoi se lufta në Iran mund ta heqë vëmendjen nga konflikti i Rusisë me Ukrainën. Putinin, Zelensky e konsideron një aleat të dobët për Iranin. Volodymyr Zelensky: Sulmimi i objektivave ushtarake iraniane mendoj se ka qenë një vendim i mirë. Iranianët prodhojnë shumë armë për Rusinë, veçanërisht dronë dhe raketa, edhe pse tani besoj se nuk do të mund ta bëjnë më këtë dhe ndoshta do të jenë rusët që do t’i armatosin ata. Ne mund të hasim vështirësi...
Burimi:
vizionplus.tv