Zelensky: Rusia hodhi 12 mijë bomba dhe dronë mbi Ukrainë vetëm gjatë janarit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën X se gjatë muajit janar Rusia ka ndërmarrë një ofensivë masive, duke lëshuar drejt vendit të tij rreth 12 mijë mjete fluturuese luftarake. Sipas shifrave të bëra publike, bëhet fjalë për mbi 6 mijë dronë sulmi, rreth 5 mijë e 500 bomba ajrore të telekomanduara dhe 158 raketa të llojeve të ndryshme, të cilat kanë pasur si synim kryesor goditjen e sektorit energjetik, hekurudhave dhe infrastrukturës kritike që mban gjallë jetën e përditshme të qytetarëve. Zelensky theksoi se aktualisht në shumë rajone po punohet intensivisht për riparimin e dëmeve, ndërkohë që sulmet nuk janë ndalur as gjatë javës së fundit, ku janë përdorur rreth 980 dronë dhe 1 mijëe 100 bomba...
Burimi:
syri.net