Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këmbëngul se Ukraina nuk po e humbet luftën kundër Rusisë. “Nuk mund të thuash se po e humbasim luftën. Sinqerisht, nuk po e humbasim. Pyetja është nëse do të fitojmë. Kjo është pyetja, por është një pyetje shumë e kushtueshme”, tha Zelensky për AFP, sipas mediave ukrainase. Zelensky pranoi tensionin në rritje të konfliktit, ndërsa Rusia intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. Ai përshkroi gjithashtu presionin diplomatik që rrethon Donbasin. “Si amerikanët ashtu edhe rusët thonë se nëse doni që lufta të mbarojë nesër, largohuni nga Donbasi”, theksoi Zelensky. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje rezistencën ukrainase në fushën e betejës. “Sot mund ta përgëzoj ushtrinë tonë para së gjithash, të gjitha forcat mbrojtëse – sepse që nga sot, 300...