Zelensky pranon bisedime të reja me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se pranoi propozimin e SHBA-së për të mbajtur një raund të ri negociatash javën e ardhshme me qëllim përfundimin e luftës me Rusinë, duke vënë në dukje se çështja e territorit do të mbetet qendrore në negociata, raportoi Bloomberg. Bisedimet, të planifikuara për të martën ose të mërkurën, mund të mbahen në Shtetet e Bashkuara, megjithëse pjesëmarrja e Moskës mbetet e pasigurt, tha Zelensky. Ndër opsionet që po diskutohen është krijimi i një zone të lirë ekonomike që do të shërbente si një zonë tampon në Donbas, një opsion që është pritur me skepticizëm si nga Kievi ashtu edhe nga Moska.Zelensky theksoi se Ukraina mbështet ruajtjen e forcave përgjatë vijës së frontit dhe këmbënguli që i gjithë territori ukrainas...
Burimi:
syri.net