Zelensky: Nuk duam të humbasim mbështetjen amerikane për shkak të luftës me Iranin

Zelensky: Nuk duam të humbasim mbështetjen amerikane për shkak të luftës me Iranin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij nuk dëshiron të humbasë mbështetjen amerikane në luftën me Rusinë për shkak të luftës së SHBA-së me Iranin. “Ne nuk duam t’i humbasim amerikanët”, ndërsa ata “padyshim janë të zënë me Lindjen e Mesme”, u tha Zelensky gazetarëve. Udhëheqësi ukrainas theksoi se vendi i tij “tregon gatishmëri për të ndihmuar SHBA-në dhe aleatët e saj në Lindjen e Mesme”, duke ofruar përvojën e saj në teknologjinë e dronëve. Më tej ai shtoi: “Shpresojmë fuqimisht që për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kthejnë shpinën çështjes së luftës në Ukrainë”.