Zelensky mbështet iniciativën e Macron për dialog me Rusinë: Putini do të ndajë Evropën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nuk është kundër përfshirjes së presidentit francez Emmanuel Macron në negociatat me udhëheqësin rus Vladimir Putin, por theksoi se bashkëpunimi dhe koordinimi evropian janë thelbësore në këtë proces. Zelensky bëri të ditur se është në dijeni të planit të Macron për të zhvilluar bisedime me Putinin, duke shtuar se homologu i tij francez ka qenë i hapur dhe i sinqertë në lidhje me këtë çështje. “Ky është vendimi i tij, ai më tha për qëllimin për të zhvilluar këtë bisedë. Emmanuel ishte shumë i sinqertë me mua për këtë”, u shpreh presidenti ukrainas. Ai nuk shprehu asnjë kritikë ndaj qëllimeve të Macron, duke theksuar besimin e tij në mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Ukrainën. Megjithatë, Zelensky nënvizoi...
Burimi:
syri.net