Zelensky: Lufta duhet të mbyllet në qershor, afat nga Uashingtoni për Kremlinin,
Bota E Diel, 8 Shkurt 2026 09:15 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar muajin qershor si afatin kohor për arritjen e një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit që ka përfshirë Evropën Lindore prej gati katër vitesh. Sipas Zelenskyt, administrata e presidentit amerikan Donald Trump po ushtron presion diplomatik për përshpejtimin e procesit të paqes dhe ka propozuar organizimin e një raundi të ri bisedimesh trepalëshe mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës. Këto negociata pritet të zhvillohen javën e ardhshme dhe, sipas burimeve, një nga vendet e mundshme për takimin është Miami. Autoritetet në Kiev kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë proces negociues. Zelensky theksoi se Uashingtoni synon një...
Burimi:
kohajone.com