Zelensky kërkon të forcojë kontrollin shtetëror mbi shitjen e dronëve ukrainas
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se synon të forcojë kontrollin shtetëror mbi shitjen e dronëve të prodhuar në Ukrainë jashtë vendit, ndërsa vlerësoi ekspertizën e forcave të tij të armatosura. Që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme më 28 shkurt, autoritetet ukrainase kanë thënë se kanë dërguar ekspertët e tyre të dronëve në disa vende të Gjirit për të ndihmuar në sprapsjen e dronëve Shahed të prodhuar në Iran. Zelensky tha se vendet e huaja mund të blejnë dronë nga kompanitë ukrainase pa kaluar nëpër qeveri.“Fatkeqësisht, disa përfaqësues të qeverive ose kompanive duan të anashkalojnë shtetin ukrainas për të blerë pajisje të caktuara. Kjo po ndodh tani”, tha Zelensky në rrjetet sociale, pa përmendur vendet e përfshira. Presidenti i Ukrainës kërcënoi kompanitë...
Burimi:
syri.net