Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Zelensky i hapur për një kompromis mbi Donbasin, Presidenti ukrainas: Pa mbështetjen e SHBA nuk fitojmë dot
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i hapur për një kompromis për Donbasin, ndërsa paralajmëroi se Kievi nuk ka ndërmend të largohet nga territoret e diskutueshme ku jetojnë rreth 300 mijë njerëz. Ai gjithashtu raportoi për shpërthime në qytetet ukrainase të Zaporizhias dhe Odesës. Një takim i udhëheqësve të Koalicionit të të Gatshmëve në Francë është planifikuar për në 6 janar, sipas Zelensky. Rustem Umerov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, raportoi se u arrit një marrëveshje me këshilltarët e sigurisë kombëtare të Koalicionit për të mbajtur një takim paraprak më 3 janar në Ukrainë, i cili do të pasohet nga diskutime në nivelin e udhëheqësve në Francë më 6 janar. Zelensky theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të...