Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Nga Noura Doukhi / L’Orient–Le Jour Ky artikull trajton tensionet në rritje mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për tre ishuj strategjikë në Gjirin Persik, Abu Musa, Tunb i Madh dhe Tunb i Vogël, të cilët janë kthyer në një pikë kyçe përplasjesh në sfondin e konfliktit më të gjerë rajonal. Emrat e tyre janë rikthyer së fundmi në vëmendje, rreth një muaj pas nisjes së luftës kundër Iranit. Ishujt Abu Musa, Tunb i Madh dhe Tunb i Vogël, të kontrolluar nga Teherani, por të pretenduar prej kohësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duket se janë tashmë në qendër të opsioneve që po shqyrton Pentagoni për t’i dhënë një “goditje përfundimtare” Republikës Islamike. Sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe dy burimeve pranë çështjes të cituara nga...