Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se Ötzi, njeriu i akullit që jetoi më shumë se 5 mijë vjet më parë në Alpe në kufirin midis Italisë dhe Austrisë, ishte i infektuar edhe me papillomavirusin njerëzor (HPV), konkretisht me tipin HPV16, një prej varianteve që sot lidhet me tumore gjenitale dhe të fytit. Përveç vuajtjes nga frakturat e kockave, parazitët e zorrëve, prishja e dhëmbëve, kolesteroli i lartë dhe intoleranca ndaj laktozës, kjo është e fundit që i shtohet listës së tij të problemeve shëndetësore. Gjurmë gjenetike të virusit janë identifikuar në ADN-në e nxjerrë nga mumia e Ötzit, por edhe nga mbetjet e një individi tjetër të njohur si Ust-Ishim, një Homo sapiens që ka jetuar rreth 45 mijë vjet më parë në...