Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zbulohet prapaskena e vitit 2019: Rusia i propozoi Trump-it shkëmbimin e Maduros me Ukrainën
Një prapaskenë e fortë diplomatike e vitit 2019 ka rishfaqur diskutimet për një “shkëmbim” të mundshëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ku në qendër ishin fati i Venezuelës dhe ai i Ukrainës. Sipas ish-këshilltares së Donald Trump, Fiona Hill, Moska kishte sugjeruar asokohe se mund të tërhiqte mbështetjen për presidentin Nicolás Maduro, nëse Uashingtoni i jepte dorë të lirë Rusisë në Ukrainë. Hill tregoi gjatë një dëshmie në Kongres se ambasadori i atëhershëm rus, Anatoly Antonov, kishte bërë aludime të përsëritura për këtë “marrëveshje shkëmbimi”. Ideja bazohej në një rikthim të mundshëm të “Doktrinës Monroe”, ku SHBA-të do të dominonin hemisferën perëndimore dhe Rusia do të kishte ndikimin e saj në Evropën Lindore. Në atë kohë, presidenti Donald Trump e kishte dërguar këshilltaren e...