Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, ka konfirmuar që një nëndetëse amerikane ka përmbytur një anije ushtarake iraniane në brigjet e Sri Lankës, në Oqeanin Indian. “Mendonin se ishin të sigurt në ujëra ndërkombëtare, por u fundosën nga një torpedo”, tha Hegseth në konferencë për media. Goditja u konfirmua nga autoritetet e Sri Lankës dhe ata gjithashtu pohojnë që 140 njerëz kanë humbur. Goditja vjen disa ditë pas sulmeve të pandërprera të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe reagimit të Iranit ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik dhe goditjeve të njëpasnjëshme ndaj Izraelit. Çfarë po ndodh me luftën? • SHBA do të godasë “më thellë” në Iran: Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm tha se SHBA do të fillojë të “godasë progresivisht më...