Zbulimi i The Guardian: Avioni privat në pronësi të një miku të Trumpit u përdor nga ICE për të deportuar palestinezët në Bregun Perëndimor

Zbulimi i The Guardian: Avioni privat në pronësi të një miku të Trumpit u përdor nga ICE për të deportuar palestinezët në Bregun Perëndimor

Një avion privat luksoz në pronësi të biznesmenit amerikan Gil Dezer, mik i afërt dhe donator i familjes Trump, është përdorur nga autoritetet amerikane të emigracionit (ICE) për deportimin e palestinezëve nga SHBA drejt Izraelit dhe më pas në Bregun Perëndimor, zbulon një hetim i The Guardian. Sipas raportimit, avioni tip Gulfstream ka kryer të paktën dy fluturime sekrete nga Arizona drejt Tel Avivit, duke transportuar burra palestinezë të arrestuar nga ICE. Pas mbërritjes në Izrael, ata janë shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe janë lënë në pika kontrolli në Bregun Perëndimor. Një prej të deportuarve, 24-vjeçari Maher Awad, i cili kishte jetuar pothuajse gjithë jetën në SHBA dhe kishte familje atje, tha se ata u lanë “si kafshë në anë të rrugës”, të veshur...