Zbulimet e reja për vdekjen e Navalnyt, Mbretëria e Bashkuar shqyrton sanksione të reja për Moskën
Mbretëria e Bashkuar po shqyrton “rritjen e sanksioneve” kundër Rusisë pasi pesë shtete europiane arritën në përfundimin se udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Alexei Navalny u vra nga një toksinë vdekjeprurëse në një burg rus, tha të hënën Sekretarja e Jashtme Britanike Yvette Cooper. “Ne vazhdojmë të shqyrtojmë veprime të koordinuara, duke përfshirë forcimin e sanksioneve kundër regjimit rus”, tha Cooper për BBC në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Suedia njoftuan dje se shteti rus është i dyshuari kryesor në helmimin e Navalny dy vjet më parë. Alexei Navalny, një kritik i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, vdiq në një burg rus në rrethana misterioze më 16 shkurt 2024, ndërsa vuante një dënim prej 19 vjet burg....
Burimi:
top-channel.tv