Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferguson

Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferguson

Fondacioni bamirës i Sarah Ferguson, i njohur si Sarah’s Trust, ka njoftuar se do të mbyllet “për një afat të pacaktuar”, vetëm pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi dokumente të reja lidhur me rastin Jeffrey Epstein. Sipas një zëdhënësi të fondacionit, vendimi për mbylljen është marrë pas diskutimesh që kanë zgjatur prej disa muajsh, por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete. Vendimi vjen në një moment delikat, pasi në mesin e mbi tre milionë dokumenteve të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane, përfshihen edhe emaile që duket se tregojnë se Sarah Ferguson ka qenë në kontakt me Epstein, edhe gjatë kohës që ai po vuante dënimin për shfrytëzim seksual të një të miture. Sarah’s Trust u themelua në vitin 2020...