Zbardhet telefonata e përgjuar mes ministrit të jashtëm të Hungarisë dhe Lavrov

Zbardhet telefonata e përgjuar mes ministrit të jashtëm të Hungarisë dhe Lavrov

Ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe homologu i tij rus diskutuan sanksionet e BE-së në një klip audio të publikuar nga një media investigative të martën, disa ditë para zgjedhjeve në vend. Regjistrimi i publikuar nga Vsquare.org me seli në Varshavë pretendon se kjo është një telefonatë e gushtit 2024 midis Szijjarto dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në regjistrimin 94-sekondësh, Lavrov i kërkoi Szijjarto-s të ndihmonte në heqjen e Gulbahor Ismailova-s – motrës së oligarkut rus Alisher Usmanov- nga lista e sanksioneve të BE-së. “Po telefonoj me kërkesë të Alisherit dhe ai më kërkoi t’ju kujtoja se po bënit diçka në lidhje me motrën e tij”, tha Lavrov. Ministri hungarez përgjigjet duke thënë se së bashku me sllovakët, do paraqesin një propozim Bashkimit...