Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein

Sipas dokumenteve të fluturimeve, presidenti amerikan Donald Trump ka udhëtuar “të paktën tetë herë” me avionin privat të Jeffrey Epstein midis viteve 1993 dhe 1996. Informacioni vjen nga një email i datës 8 janar 2020, i shkruar nga një ndihmës prokuror federal i Distriktit Jugor të Nju Jorkut. Në email thuhet se Trump ishte pasagjer në disa fluturime më shumë nga sa ishte raportuar më parë. Në të paktën katër prej tyre, në avion ndodhej edhe Ghislaine Maxwell. Sipas dokumenteve, në një fluturim të vitit 1993, të vetmit pasagjerë të listuar ishin Trump dhe Epstein. Në një tjetër fluturim, pasagjerët ishin vetëm Epstein, Trump dhe një 20-vjeçar/e në atë kohë. Në dy fluturime të tjera, mes pasagjerëve ishin gra që mund të shërbenin si dëshmitare...