Xi Jinping shpall “të pandalshëm” ribashkimin me Tajvanin

Xi Jinping shpall “të pandalshëm” ribashkimin me Tajvanin

Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se ribashkimi i Tajvanit me Kinën është “i pandalshëm”, një ditë pasi Pekini përfundoi stërvitjet ushtarake dy-ditore rreth ishullit. “Ne kinezët në të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit ndajmë një lidhje gjaku dhe farefisnore. Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohës, është i pandalshëm”, tha Xi në fjalimin e tij të Vitit të Ri të mërkurën. Pekini nisi stërvitjet e përbashkëta ushtarake dy-ditore “Misioni i Drejtësisë 2025” të hënën, disa ditë pasi SHBA-të miratuan një shitje rekord të armëve me vlerë mbi 11 miliardë dollarë për Taipein. Kina e konsideron Tajvanin një “provincë të shkëputur”, ndërsa Taipei ka këmbëngulur në pavarësinë e saj që nga viti 1949. “Bota sot po kalon si ndryshime ashtu edhe turbulenca, dhe...