“Xhaxhai Epstein”/ I doli emri në e-maile, ish-këshilltarja e Obamës jep dorëheqjen si përfaqësuese ligjore e gjigantit bankar amerikan
Drejtoresha kryesore ligjore e bankës amerikane, Goldman Sachs, Katherine Remler, dha dorëheqjen dje pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi miliona dokumente që e lidhnin atë me pedofilin, Jeffrey Epstein. Largimi i Katherine Remler, e cila shërbeu si këshilltare e Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin Barack Obama dhe bashkëkryetare e komitetit të menaxhimit të reputacionit të Goldman Sachs, është pjesë e një vale dorëheqjesh ose shkarkimesh të drejtuesve të lartë që pasuan publikimin më 30 janar të rreth tre milion dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në lidhje me rastin Epstein. Dorëheqja e saj, që hyn në fuqi më 30 qershor, erdhi me publikimin e dosjeve që përmbanin email-e të viteve nga një person i quajtur “Kathy Ruemmler”, i cili i referohej financierit në...
Burimi:
top-channel.tv