Witkoff: SHBA nuk po negocion me Iranin, por mundësia për marrëveshje mbetet
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff - duke folur në emër të administratës Trump - tha se SHBA-ja nuk është në bisedime me Iranin tani për tani, megjithëse “kemi pasur kontakt me ta”. Duke folur në një intervistë për CNBC, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Witkoff tha se “Irani është një marrëveshje që duhet të ndodhë”. I pyetur për hollësi, ai e shmangu përgjigjen, por e përsëriti se ka mundësi për një marrëveshje. Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor 2025, në tregjet e kryeqytetit Teheran, nga tregtarë të zemëruar për kushtet e këqija ekonomike, përfshirë inflacionin e madh dhe rënien e lirë të monedhës. Trazirat u përshkallëzuan me shpejtësi, duke u shndërruar në demonstrata të...
Burimi:
syri.net