William dhe Kate të shqetësuar nga zbulimet mbi Epstein, rritet presioni për ish-princin Andrew
Pallati Kensington njoftoi të hënën se Princi i Uellsit, William, dhe Princesha Catherine janë “thellësisht të shqetësuar” nga informacioni i fundit që lidhet me ish-princin Andrew dhe lidhjet e tij të kaluara me abuzuesin seksual të ndjerë, Jeffrey Epstein. Një zëdhënës mbretëror theksoi se mendimet e çiftit mbeten “të përqendruara te viktimat”. Skandalet e fundit lidhen me dokumente të publikuara në SHBA, të cilat përfshijnë imazhe dhe informacione që duket se tregojnë ish-princin Andrew në situata komprometuese, si dhe fotografi me akuzuesen Virginia Giuffre. Andrew Mountbatten-Windsor kishte mohuar gjithmonë çdo shkelje dhe kishte arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me Giuffre në vitin 2022, e cila nuk përmbante pranim përgjegjësie. Zbulimet e fundit kanë rritur presionin mbi ish-princin, i cili u largua kohët e fundit nga...
Burimi:
top-channel.tv