Vritet lideri i kartelit të fuqishëm të drogës në Meksikë, SHBA reagon: Një lajm i mirë për të gjithë botën
Qeveria e Meksikës njoftoi se lideri i kartelit “Jalisco New Generation Cartelhet”, Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantesnga u vra të dielën pas një operacioni të udhëhequr nga ushtria meksikane. Sekretariatit i Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije se operacioni u zhvillua në qytetin Tapalpa, në shtetin perëndimor të Jalisco-s, ku anëtarë të kartelit shkëmbyen zjarr me forcat qeveritare. Katër anëtarë të CJNG u vranë menjëherë në vendngjarje, ndërsa Oseguera dhe dy persona të tjerë u plagosën rëndë dhe humbën jetën gjatë transportit me aeroplan drejt Mexico City. Tre pjesëtarë të ushtrisë meksikane u plagosën gjithashtu dhe u dërguan për trajtim në spitalin e Mexico City. Operacioni shkaktoi një valë dhune në shtetin Jalisco, i cili do të presë katër ndeshje të Kupës së Botës në qershor....
Burimi:
top-channel.tv