Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it

Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it

Nick Reiner, i akuzuar për dy vepra penale të vrasjes së shkallës së parë për vrasjen e prindërve të tij, regjisorit dhe aktorit të njohur Rob Reiner dhe fotografes Michele Singer Reiner, u paraqit për herë të parë në gjykatë të mërkurën. 32-vjeçari, i cili mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht, nuk deklaroi pafajësi apo fajësi, ndërsa seanca e formalizimit të akuzave është shtyrë për në muajin janar, shkruan Guardian. Prokuroria e Qarkut të Los Anxhelosit ngriti të martën dy akuza për vrasje të shkallës së parë ndaj Nick Reiner, me rrethana rënduese për vrasje të shumëfishtë dhe me përdorimin e një arme të rrezikshme, një thikë. Akuzat u shpallën dy ditë pasi çifti u gjet i pajetë në banesën e tyre...