Vrau ish-kryeministrin japonez, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Vrau ish-kryeministrin japonez, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Gjykata e Distriktit të Narës ka dënuar me burgim të përjetshëm Tetsuya Yamagami-n, burrin që vrau ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe me një armë të improvizuar, në korrik të vitit 2022. Yamagami, 45 vjeç, qëlloi Abe-n nga afër gjatë një fjalimi elektoral në qytetin e Narës. Ish-kryeministri ndërroi jetë pak orë më vonë, në një atentat që tronditi Japoninë dhe opinionin ndërkombëtar, në një vend ku dhuna me armë është jashtëzakonisht e rrallë. Duke dhënë vendimin, gjyqtari e cilësoi krimin si të paramenduar, jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe keqdashës, duke theksuar se sulmi u krye në mes të një turme njerëzish. Sipas autoriteteve, Yamagami e kishte ndërtuar vetë armën dhe kishte pritur momentin për të vepruar. Ai u arrestua në vendngjarje dhe më pas u akuzua për...