Vrau dy foshnjat e saj dhe ia fshehu trupin në frigorifer/ Në pranga nëna e 9 fëmijëve në Francë, i ati dyshohet se…
Një grua 50-vjeçare u arrestua në Paris, pasi dyshohet për vrasjen e dy foshnjave të saj, ndërsa rasti u zbulua pasi trupat e dy të porsalindurve u gjetën brenda një frigoriferi. Sipas gjetjeve paraprake të hetimit, dyshimet bien mbi nënën e fëmijëve, e cila thuhet se ishte larguar nga shtëpia pa njoftuar askënd, ndërsa raportohet se është nënë e nëntë fëmijëve nga dy martesa të ndryshme. Sipas raportimeve, ngjarja doli në dritë kur i ati njoftoi autoritetet se kishte gjetur trupin e një të porsalinduri në frigoriferin e shtëpisë së tij, ndërsa oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje zbuluan edhe trupin e një foshnje të dytë në të njëjtën banesë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv