Vrau 51 njerëz në xhamitë e Christchurch në Zelandën e re, Brenton Tarrant apelon dënimin me burgim të përjetshëm
Supremacisti australian Brenton Tarrant, autori i masakrës që la të vdekur 51 persona në dy xhami në Christchurch, Zelandë e Re, në vitin 2019, u paraqit sot para Gjykatës së Apelit të Wellingtonit për të dëgjuar apelimin e tij kundër dënimit me burgim të përjetshëm. Tarrant, 35 vjeç, u dënua në gusht 2020 me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, një vendim rekord që pasoi pranimin e fajësisë së tij. Ai u mbajt në një njësi speciale të Burgut të Auckland, me kontakt minimal me botën e jashtme dhe të burgosurit e tjerë, për shkak të rrezikut jashtëzakonisht të lartë që paraqiste. Në seancën e sotme, Tarrant argumentoi se kushtet “çnjerëzore” gjatë mbajtjes së tij në paraburgim e kishin bërë të paaftë për...
Burimi:
top-channel.tv