Vrasjet e dy qytetarëve amerikanë, agjentët federalë të emigracionit në Minneapolis do të pajisen me kamera trupore

Vrasjet e dy qytetarëve amerikanë, agjentët federalë të emigracionit në Minneapolis do të pajisen me kamera trupore

Agjentët federalë të emigracionit të dislokuar në Minneapolis, në shtetin e Minesotës, do të pajisen me kamera trupore, njoftoi Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS). Sekretarja e DHS-së, Kristi Noem, bëri të ditur se masa hyn në fuqi “menjëherë”, duke theksuar se çdo oficer në terren në Minneapolis do të jetë i pajisur me kamera trupore. Sipas saj, programi pritet të zgjerohet në rang kombëtar sapo të sigurohet financimi i nevojshëm. Vendimi vjen në një klimë të tensionuar, pas vdekjes së dy qytetarëve amerikanë muajin e kaluar, Alex Pretti dhe Renee Good, gjatë një vale operacionesh federale të emigracionit në zonën e Minneapolisit. Sipas raportit të mjekësisë ligjore të Qarkut Hennepin, vdekja e Alex Pretti-t më 24 janar është cilësuar si vrasje, pasi ai ka...