VRASJE NE FUSHEN E FUTBOLLIT, 11 VIKTIMA
Një tragjedi ka ndodhur në Meksikë pasi persona të armatosur hapën zjarr në një fushë futbolli në Salamanca të dielën duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 12 të tjerë, thanë autoritetet. Kryetari i bashkisë, Cesar Prieto, tha në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale se personat e armatosur mbërritën në fund të një ndeshjeje futbolli. Dhjetë persona vdiqën në vendngjarje dhe një tjetër ndërroi jetë më vonë në spital. Kryetari i bashkisë tha se mes të plagosurve kishte një grua dhe një të mitur. Prieto tha se sulmi ishte pjesë e një “vale krimi” në qytet dhe i bëri thirrje presidentes Claudia Sheinbaum për ndihmë në kontrollimin e dhunës.Zyra e prokurorit të Guanajuatos tha se po heton ngjarjen dhe po bashkëpunon...
Burimi:
ntv.al