Vrasje në burgun grek! Ekzekutohet me armë zjarri i burgosuri, i pranishëm edhe shqiptari Alket Rizai
Alket Rizai GREQI-Ngjarjet kriminale nuk kanë të ndalur në burgun e vendit fqinj. Së fundmi një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës (15 shkurt) në Burgun Domokos, në Greqi, ku një i burgosur është vrarë me armë zjarri. Sipas raportimit të mediave greke, ngjarja është regjistruar pak momente më parë, ku një i dënuar me burgim të përjetshëm është nisur drejt zyrës së krye-rojës së turnit me qëllim për ta vrarë. Në momentin që ka tentuar ta vrasë ai është qëlluar për vdekje me armë zjarri, nga një tjetër i dënuar me origjinë bullgare. Ndërkohë thuhet se ngjarja ka ndodhur në prani të shqiptarit që po vuan dënimin në të njëjtin burg, Alket Rizai. Nuk dihen ende arsyet e krimit, apo nëse ngjarja ka lidhje me...
Burimi:
zeri.ai