Vrasja që tronditi Italinë, efektivi qëllon të riun gjatë një operacioni antidrogë! Dëshmia: S’e dija që arma ishte lodër
VRITET I RIU NE ITALI ITALI- Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Rogoredo të Milanos, zonë e njohur për trafikimin e drogës, ku një 28-vjeçar me origjinë marokene humbi jetën pasi u qëllua nga një oficer policie i veshur civil. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në Via Giuseppe Impastato, gjatë një operacioni policor kundër trafikut të drogës. Sipas rindërtimit paraprak, efektivët e policisë po kryenin kontrolle dhe arrestime në zonë, kur një person u afrua drejt tyre duke mbajtur në dorë një objekt që dukej si armë zjarri. Pavarësisht urdhrit për t’u ndalur, ai vijoi përpara, çka e shtyu një nga oficerët të qëllonte. Plumbi e goditi viktimën në kokë dhe rezultoi fatal. Shërbimet e urgjencës ndërhynë...
Burimi:
zeri.ai