Vrasja në Minesota, Merz: Shqetësuese dhuna në SHBA

Vrasja në Minesota, Merz: Shqetësuese dhuna në SHBA

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me përdorimin e dhunës nga forcat amerikane të zbatimit të ligjit, pas incidentit të fundit në Minesota, ku një qytetar u vra nga agjentë të policisë së emigracionit (ICE) gjatë një proteste. Gjatë një konference për energjinë në Hamburg, Merz tha se pret që autoritetet amerikane të zhvillojnë një hetim të plotë për të kuptuar nëse ishte e nevojshme përdorimi i armëve në atë rast, duke shtuar se niveli i dhunës në Shtetet e Bashkuara është shqetësues. Duke komentuar ngjarjen, ai theksoi se është e rëndësishme një hetim i qartë dhe i pavarur për të përcaktuar nëse efektivisht ekzistonte kërcënim ndaj oficerëve që i justifikonte të shtënat. Vrasja e Alex Pretti, një 37-vjeçar i...