Vrasja e udhëheqësit suprem Khamenei, Putin reagon për herë të parë: Vrasje cinike, shkel të gjitha normat e moralit njerëzor
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka quajtur vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, një “vrasje cinike” që shkel “të gjitha normat e moralit njerëzor dhe ligjin ndërkombëtar”, raporton agjencia shtetërore ruse TASS. Ky është komentimi i parë zyrtar i Putinit që pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe hakmarrjeve të mëtejshme iraniane. Ai shtoi se Khamenei do të mbahet mend në Rusi si një “shtetar i jashtëzakonshëm”. Rusia dhe Irani kanë qenë aleatë të ngushtë për shumë vite, me Iranin që i ka ofruar mbështetje ushtarake Rusisë, duke përfshirë dronë dhe raketa balistike, si dhe duke ndihmuar Moskën në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e dronëve, në kontekstin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rusisë dje dënoi...
Burimi:
top-channel.tv