Vrasja e motrës nga vëllai, 25-vjeçari ndryshon dëshminë: Ajo goditi me shqelm qenin tim, aty nuk durova dot

Vrasja e motrës nga vëllai, 25-vjeçari ndryshon dëshminë: Ajo goditi me shqelm qenin tim, aty nuk durova dot

Giuseppe Musella, një 25-vjeçar nga Napoli, është dorëzuar në polici dhe ka pranuar se ishte autor i vrasjes së motrës së tij, Ylenia Musella, 22 vjeç. Ngjarja ndodhi të martën pasdite, kur Ylenia u qëllua me thikë në shpinë dhe humbi jetën pak pas mbërritjes në spital. Në dëshminë e tij, Giuseppe ka deklaruar se shkak i ngjarjes ishte një debat i lidhur me qenin e tij. “Unë po flija, ajo filloi të ulëriste dhe më zgjoi. U grindëm për shkak të qenit tim. Ajo ishte e nevrikosur pasi qen i im kishte kryer nevojat në ambientet e shtëpisë dhe më pas e goditi me shqelm. Ky ishte momenti që solli debatin dhe në nerva e sipër, mora thikën dhe e godita”, tha 25-vjeçari. Një...