Vrasja e liderit të kartelit të fuqishëm të drogës ‘El Mencho’/ Meksika në kaos, të shtëna me armë në aeroport, anulohen fluturimet
Skena kaotike janë regjistruar në disa zona të Meksikës pas raportimeve për vrasjen e një prej kriminelëve më të kërkuar në botë, Nemesio Oseguera Rubén Cervantes, i njohur si “El Mencho”. Sipas raportimeve dhe burimeve qeveritare, ai u vra gjatë një operacioni të forcave të armatosura në shtetin e Jalisco. Menjëherë pas përhapjes së lajmit, në disa zona, kryesisht në Jalisco dhe Guanajuato u regjistruan incidente të dhunshme, përfshirë djegie automjetesh, bllokime rrugësh dhe përleshje me forcat e sigurisë. Kamionë dhe autobusë të djegur u përdorën për të penguar qarkullimin në rrugët kryesore. Situata u tensionua edhe në Guadalajara International Airport, ku raportimet për të shtëna pranë objektit shkaktuan panik, evakuim të terminaleve dhe pezullim të përkohshëm të operacioneve. Skena të ngjashme u raportuan edhe...
Burimi:
top-channel.tv