“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”, ministri i jashtëm iranian: Izraeli e tërhoqi SHBA-në në këtë luftë
Vrasja e Ali Larijanit, sekretarit të fuqishëm të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, nga Izraeli nuk do të jetë një goditje fatale për udhëheqjen e Iranit, tha Ministri i Jashtëm i vendit, Abbas Araghchi, në një intervistë me Al Jazeera. Ministri i Jashtëm iranian shprehu se “SHBA-të u tërhoqën në këtë luftë nga Izraeli dhe veçanërisht nga Netanyahu. Unë besoj se ata nuk e dinë se cili është qëllimi i tyre përfundimtar, ata thonë gjëra të ndryshme çdo ditë. Të gjitha të bazuara në një llogaritje të gabuar që tani e kuptojnë ndërsa janë në një pozicion të vështirë. Ata që kërkuan dorëzim pa kushte tani janë të detyruar të kërkojnë ndihmë për Ngushticën e Hormuzit duke iu drejtuar vendeve të tjera duke...
Burimi:
top-channel.tv