Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Vrasja e efektivit të policisë Muhamed Lika, ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë personave që dyshohen si autorë
Muhamed Lika KOSOVË- Prokuroria në Ferizaj njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, në fillim të vitit 2025. Rreshteri Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, në jug të Kosovës, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna. Prokuroria tha në një njoftim të premten se gjashtë të dyshuarit, të cilët i identifikoi vetëm me inicialet B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G, akuzohen për vrasje të rëndë. “Të pandehurit, në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter M.L, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët...