Vrasja e dy liderëve iranianë, sot ceremonia mortore në Teheran
Bota E Mërkurë, 18 Mars 2026 12:00 Një ceremoni mortore për shefin e sigurisë iraniane, Ali Larijani dhe Gholamreza Soleimani, kreun e forcës paramilitare Basij, do të mbahet sot në Teheran, raporton agjencia e lajmeve Tasnim. Ceremonia, që pritet të fillojë në orën 13:30 sipas orës lokale në sheshin Enghelab të Teheranit, do të mbahet gjithashtu për 84 marinarët që u vranë kur SHBA-te fundosën anijen luftarake iraniane Iris Dena më 4 mars. Irani njoftoi të martën se si Larijani ashtu edhe Soleimani u vranë në sulmet izraelite, ndërsa kreu i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, kërcënoi me hakmarrje “përfundimtare” pas këtyre vdekjeve.
Burimi:
kohajone.com