Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA

Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër udhëheqësit demokratë për krizën e sigurisë pas dy vrasjeve të shtetasve amerikanë nga agjentë federalë në Minneapolis këtë muaj. Në postime në Truth Social, Trump tha se demokratët “po vendosin kriminelët e huaj të paligjshëm mbi taksapaguesit dhe qytetarët që respektojnë ligjin”, duke akuzuar zyrtarët lokalë për refuzim të bashkëpunimit me zbatimin e ligjit federal dhe për nxitje të kaosit. Ai ripërsëriti premtimin për “deportimin më të madh në historinë amerikane” dhe tha se shtetet dhe qytetet e drejtuara nga republikanët janë duke punuar pa probleme me agjencitë federale, ndërsa ato të udhëhequra nga demokratët po pengojnë operacionet kundër imigrantëve me dosje kriminale. Trump i bëri thirrje guvernatorit Tim Walz dhe kryetarit të bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, të...