Vrasja e dy amerikanëve nga agjentët federalë të ICE-së, protesta masive nga Minesota në Los Angeles dhe New York

Vrasja e dy amerikanëve nga agjentët federalë të ICE-së, protesta masive nga Minesota në Los Angeles dhe New York

Tavolinat e restoranteve u zbrazën, dritaret e bizneseve u errësuan dhe studentët lanë mësimin në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të premten, në kuadër të një greve mbarëkombëtare “National Shutdown” për të protestuar kundër operacioneve federale të Imigracionit dhe Doganave (ICE). Kjo lëvizje shtrihet nga Minesota deri në qytete të largëta si Los Angeles, New York dhe Boston, ku njerëzit u ftuan të bojkotojnë punën, shkollën dhe blerjet për një ditë proteste. Në Minesota, protestat hyjnë në javën e dytë pas dy vrasjeve të qytetarëve amerikanë nga agjentë federalë, përfshirë të 37-vjeçarit Alex Pretti dhe Renee Good, dy ngjarje që kanë shkaktuar zemërim dhe debate të gjera publike mbi mënyrën e zbatimit të ligjit nga agjencitë federale. Sipas ‘CNN’, pemonstruesit marshuan në rrugë dhe...