Vrasja e afrikano-veriorit në Milano nga policia, oficeri që qëlloi dëshmon në prokurori: E bëra për vetëmbrojtje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën e 26 janarit në Milano, ku një oficer policie qëlloi dhe vrau 28-vjeçarin afrikano-verior Abderraim Mansouri, i dyshuar për trafik droge. Oficeri ka dhënë versionin e tij gjatë marrjes në pyetje, duke thënë se ai dhe një koleg ishin angazhuar në një operacion për kontrollin e drogës në lagjen Rogoredo, kur ndaluan 28-vjeçarin, i cili mbante drogë. Sipas oficerit, ai i tha Mansourit të ndalonte, por ai iu afrua dhe nxori një armë, e cila më vonë rezultoi të ishte një replikë bosh, duke e drejtuar atë në drejtim të policit. I frikësuar, oficeri ka qëlluar për t’u mbrojtur, duke e goditur viktimën në ballë. Mansouri ka rënë në tokë pa jetë, ndërkohë që ekipi i emergjencës...
Burimi:
top-channel.tv