Von der Leyen: Tarifat e Trump rrezikojnë marrëdhëniet transatlantike
Bota E Diel, 18 Janar 2026 08:14 Tarifat e paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndaj vendeve që dërgojnë trupa në Groenlandë, rrezikojnë të dëmtojnë seriozisht marrëdhëniet transatlantike dhe të cenojnë sovranitetin e Groenlandës. Paralajmërimi është bërë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa. Në një deklaratë të përbashkët gjatë nënshkrimit të marrëveshjes tregtare të Mercosur në Paraguai, Von der Leyen theksoi rëndësinë e respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit, duke sqaruar se stërvitjet daneze të zhvilluara në koordinim me aleatët synojnë vetëm përforcimin e sigurisë në rajonin e Arktikut dhe nuk përbëjnë kërcënim për asnjë vend. Ajo theksoi se Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës, duke paralajmëruar...
Burimi:
kohajone.com