Vizita rutinë përfundon në tragjedi/ Shoqëroi bashkëshorten për një kontroll, 64-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet në spital

Vizita rutinë përfundon në tragjedi/ Shoqëroi bashkëshorten për një kontroll, 64-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet në spital

Një vizitë e zakonshme në spital përfundoi në mënyrë tragjike në Palermo. Giovanni Guddo, 64 vjeç, murator nga Sicilia, humbi jetën në spitalin “Villa Sofia” pas një rrëzimi aksidental, ndërsa po shoqëronte bashkëshorten e tij për një vizitë mjekësore, shkruajnë mediat italiane. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Guddo ndodhej në ambientet e jashtme të spitalit, ku po zbriste një rampë, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua për trajtim, por gjendja e tij u përkeqësua. Familjarët pretendojnë se vlerësimi nga një neurokirurg është kryer vetëm pas më shumë se nëntë orësh, kur situata ishte tashmë kritike. Pas një jave shtrimi në spital, 64-vjeçari ndërroi jetë. Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi të enjten, më 13 nëntor. Në denoncimin e...