Viti zgjedhor që teston politikën gjermane

Viti zgjedhor që teston politikën gjermane

Pesë lande gjermane votojnë këtë vit. AfD fiton terren, CDU synon rikthime të rëndësishme dhe SPD kërkon të mbajë pozicionet. Zgjedhjet pritet të ndikojnë balancat politike. Një supervit elektoral ka nisur për Gjermaninë: do të ketë zgjedhje rajonale në pesë lande, në shtetet rajonale autonome të Gjermanisë. Në mars mbahen zgjedhje në jugperëndim të Gjermanisë, në landet Baden-Vyrttemberg dhe Rajnland-Pfalc. Në shtator pasojnë zgjedhjet në lindje, në landet Saksoni-Anhalt dhe Meklenburg-Pomerani Perëndimore si dhe në landin e Berlinit. Një zhvillim, i cili mund t‘i ndryshojë konstelacionet e zakonshme politike është se partia ultra e djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) po forcohet, edhe në perëndim të Gjermanisë. Ndërkohë, partitë e tjera në qeveritë e landeve po humbasin terren. Kjo mund ta vështirësojë formimin e qeverive. Në...