Viti i Ri pers, Izraeli bombardon Teheranin, regjimi: Vendosim taksa për kalimin në Hormuz

Viti i Ri pers, Izraeli bombardon Teheranin, regjimi: Vendosim taksa për kalimin në Hormuz

Hyrja e Vitit të ri pers u shënua nga një valë bombardimesh të Izraelit mbi Teheran. Ushtria izraelite deklaroi se është duke shënjestruar “infrastrukturën” e qeverisë iraniane. Sulmi bëri që të akvitizoheshin menjëherë sistemet e mbrojtjes ajrore në kryeqytetin iranian. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Lindja e Mesme sot ka ndryshuar “kryekëput”. “ Izraeli tha ai, është “më i fortë”, ndërsa Irani më i dobët se kurrë”. “Ne kemi krijuar me SHBA-në një bashkëpunim që nuk është parë ndonjëherë në histori. Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm midis meje dhe mikut tim të mirë, Donald Trump, është i paprecedent”, u shpreh Netanyahu. Sa i përket kohëzgjatjes së konfliktit, Netanyahu tha se lufta “do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme”. “Ka ende shumë punë për të...