Viktima e përdhunimit në grup, Noelia Castillo 25 vjeç vdiq dje nga eutanazia pas 601 ditësh pritjeje, Spanja e lejoi
Historia e Noelia Castillo-s u karakterizua nga dhimbje të mëdha, si fizike ashtu edhe emocionale. Kjo vuajtje e rëndë e shtyu të renë spanjolle të kërkonte eutanazi në vitin 2024. Të enjten,(dje) në moshën 25-vjeçare, kërkesa e saj u realizua dhe jeta e saj e vështirë mori fund. “Dua të iki në paqe dhe të ndaloj së vuajturi, kaq,” u shpreh Castillo disa ditë para vdekjes, në një intervistë për kanalin spanjoll Antena 3. Rasti i saj shkaktoi debat të fortë në Spanjë, sidomos pas transmetimit të intervistës mes atyre që e mbështetën vendimin e saj dhe të tjerëve që i dërguan mesazhe në rrjetet sociale duke e nxitur të mos zgjidhte eutanazinë. Një jetë e mbushur me vuajtje Në intervistë, Castillo shpjegoi se vendimi...
Burimi:
vizionplus.tv