Vijon operacioni ushtarak i Izraelit në Teheran, ushtria izraelite njofton valën e 10-të të sulmeve që nga fillimi i konfliktit
Izraeli ka filluar “sulme në shkallë të gjerë që synojnë objektivat e regjimit terrorist iranian në Teheran”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot në mëngjes nga Forcat Mbrojtëse izraelite (IDF). Sipas IDF, kjo shënon valën e dhjetë të sulmeve që nga fillimi i konfliktit të shtunën. Më herët, ajo tha se sulmet e saj gjatë natës kishin synuar ato që i përshkroi si qendra komande të përdorura nga forcat e sigurisë së brendshme të Iranit dhe milicia Basij. “Ata goditën mjaft fort mbrëmë, ishte një natë e keqe”, tha një banor në Teheranin verior për CNN. “Nuk e di se ku goditën saktësisht, por mund të dëgjonim shpërthime përreth nesh”, shtoi ai. Ata shtuan se donin të dilnin nga qyteti dhe të iknin në...
Burimi:
top-channel.tv