Vijojnë bombardimet izraelite në Liban, 4 persona humbin jetën, shkon në 370 numri i viktimave që nga nisja e armëpushimit
Bombardimet e reja izraelite vranë katër persona në lindje të Libanit, raportoi të dielën agjencia zyrtare libaneze e lajmeve, ndërsa ushtria izraelite tha se kishte goditur lëvizjen e Xhihadit Islamik Palestinez. Pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi në nëntor 2024 dhe që të paktën teorikisht supozohej se do t’i jepte fund më shumë se një viti armiqësish, përfshirë dy muaj lufte të hapur, midis forcave të armatosura izraelite dhe Hezbollahut, Izraeli vijon bombardimet praktikisht të përditshme në Liban, kryesisht në jug, dhe mban trupa në pesë zona në territorin libanez që i konsideron me rëndësi strategjike. Përveç Hezbollahut, ushtria izraelite thotë se po synon edhe organizatat palestineze të pranishme në Liban, veçanërisht Hamasin. Sulmi i djeshëm ishte i pari kundër Xhihadit Islamik Palestinez i...
Burimi:
top-channel.tv